Përderisa modelet me linjat perfekte kanë mbushur Instagramin me foto perfekte, një blogere po tenton t’i tregojë botës, që nuk duhet t’i besoni të gjithave, që i shihni në rrjete sociale.

20-vjeçarja Sara Puhto ka ndarë me ndjekësit e saj fotografi të ndryshme në të njëjtin vend me të njëjta rroba.

Në secilën prej tyre mund të shihni ndryshime të mëdha, por është  njëjta vajzë në të njëjtën kohë.

“Trupi i askujt nuk duket i tonifikuar dhe perfekt nga të gjitha këndet” ka thënë ajo.

Përmes këtyre fotografive Sara thotë që të keni vetëbesim dhe ta doni veten ashtu siç jeni.

 

Global