Me përfundimin e sezoneve në televizionet shqiptare, shumë janë kuriozuar se kë do të shohim ku pas ‘merkatos së kanaleve’.

Ka patur shumë lajme për ndërrime të tilla ku spikat edhe ai i Luana dhe Marina Vollcën. ‘Xing.al’ mësoi se në ‘Klan’ Marina do të moderojë një emision të ri ku do të ketë në epiqendër muzikën.

Një dyshe tjetër që u përfol për ndryshim ishte Alfio Rrotani dhe Indrit Ҫela. Ata drejtojnë emisionin ‘Kripë dhe Piper’ i cili u shkruajt se do të kalonte bashkë me djemtë nga ‘INtv’ në ‘Tv Klan’, por duket se kjo nuk ka qënë e vërtetë.
Alfio dhe Indriti do të vazhdojnë të njëjtin emision në të njëjtin kanal. “Sa i përket lajmit që po qarkullon, nuk është i vërtetë. Madje, ne e kemi marrë vesh nga ndjekësit dhe miqtë, të cilët na çonin linkun. Ne jemi shumë të angazhuar dhe në shtator kemi shumë projekte edhe jashtë televizionit. Një ndër projektet është “Kripë dhe Piper” në InTv me receta, të cilat i bëjmë me shumë dashuri” kanë thënë ata për ‘IN’./Intv

Global