Një shqiptar në Greqi është dënuar me 13 vite burg pas akuzave se ka përdhunuar nënën e tij.

Gjykata në Selanik e ka shpallur 29-vjeçarin shqiptar fajtor, pas akuzave për përdhunim dhe incest.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Analipsi, ndërsa i riu shqiptar është denoncuar nga nëna e tij 58-vjeçare në polici.

Ajo në gjyq ka kërkuar të tërheqë padinë, duke e falur djalin e saj por trupi gjykues nuk ka marrë asnjë rrethanë lehtësuese.

Sipas mediave greke 29-vjeçari shqiptar ka kërkuar ndjesë për aktin e turpshëm duke thënë se ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Ai ka thënë gjithashtu se vuante nga depresion shpirtëror pasi vite më parë kishte pësuar zhgënjim erotik.

I riu shqiptar ndodhet në burg që në tetor të vitit të kaluar dhe tashmë do të vuajë vitet e mbetura.