Një qytetare nga Kosova që kishte ardhur për të kaluar pushimet në Durrës, ka treguar një përvojë të keqe që i kishte ndodhur pikërisht në qytetin bregdetar më të madh të Shqipërisë.

Ajo fillimisht ka kërkuar që të mos i publikohet emri, për shkak se ndaj saj mund të hakmerreshin, por ka treguar skandalin që kishte ndodhur.

Ajo ka treguar se si pronari i banesës që kishte marrë me qira në Durrës, e kishte larguar atë nga shtëpia para kohe.

Global

“Unë e kisha paguar shtëpinë për 10 ditë, por në ditën e 9-të më nxorri nga banesa’, është shprehur ajo për Infokusi.com.

Më pas pushuesja e zhgënjyer ka treguar se ‘për ushqimet kishin bërë një marrëveshje që më parë, por ato i ishin faturuar me 50 për qind më shtrenjtë se ajo për të cilën kishin rënë darkord”.

T mobile In article [4]

Kjo pushuese ka kërkuar që shqiptarët nga Kosova të kenë kujdes kur vijnë për pushime në Shqipëri, e sidomos në Durrës.

Në fakt ky nuk është rasti i vetëm kur pushuesit nga Kosova mashtrohen dhe gënjehen në Shqipëri. Ditët e fundit, policia nuk i lejon që autobusët nga Kosova të shkojnë deri në shesh qëndrimin e tyre në Durrës, duke i ndaluar që tek ura e Dajlanit.