Një grua 18 vjeçare është arrestuar pasi ka përplasur me makinë motrën e saj 14 vjeçare, dhe gjithë këtë “tmerr” e ka incizuar dhe postuar në llogarinë e saj në Instagram.

Obdulia Sanchez, është emri i saj dhe autoritetet thonë se motra e saj e vogël, Jacqueline Sanchez, vdiq në vendngjarje, shkruan DailyMail, transmeton Periskopi.

Gjatë video’s, shihet Obdulia duke thënë “Unë e vrava motrën time, por nuk më bëhet vonë. E vrava motrën time. E di që do të shkoj në burg, por prap nuk më bëhet vonë. Më vjen keq shpirt”. Videoja e tmerrshme përfundon në momentin kur Obdulia përkulet afër trupit të vdekur të motrës së saj duke i thënë “Zgjohu, më fal, nuk e kam menduar të të vras”.

Global