Transferimi i Kaleb Ekuban te Leeds United ka bërë bujë në Itali dhe ka krijuar mjaft kureshtje fakti se si një futbollist i cili ishte një vit më parë në kampionatin shqiptar te Partizani, kishte përfunduar te klubi i njohur anglez.

Menaxheri i sulmuesit, Graciano Batistini, e ka cilësuar eksperiencën e Ekuban në Shqipëri si një nga shkaqet kryesore që mundësuan këtë transferim.

Ai shkoi te Leeds duke bërë një rrugëtim të ndryshëm nga e zakonshmja. Te Partizani ishte një eksperiencë formuese dhe e rëndësishme. Më mirë në kampionatin shqiptar sesa në Serinë C”, tha menaxheri i Ekubanit për “Tuttomercatoweb”.