Në kushte depresioni, një vajzë e re në Tiranë ka tentuar të vetëvritet. Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën Fatmir Gjata në kryeqytet, në shtëpinë e 25-vjeçares.

Vajza me inicialet A.P. ka prerë damarët e dorës me thikë, njofton Policia. Fatmirësisht për të, veprimi nuk ka rezultuar fatal.

Ajo është gjetur nga familjarë në gjendje të rëndë dhe është transportuar në spital.

Aktualisht, e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.