Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Shijak, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese.

Policia e Durrësit bën me dije se për këtë ngjarje, është proceduar në gjendje të lirë 52-vjeçari me iniciale A.Ç, pronari i shtëpisë, pasi nuk ka denoncuar ngjarjen.

Policia pasi ka vajtur në vendin e ngjarjes, ka gjetur 19 gëzhoja automatiku, ndërsa bën me dije se ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 22.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A. Ç. vjeç 52 banues në Shijak, pasi në orën 04:00, në banesën e tij, persona të paidentifikuar, kanë gjuajtur me armë zjarri banesën dhe nuk ka kallëzuar krimin. Në vendin e ngjarjes u gjetën e bllokuan 19 gëzhoja automatiku. 

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 300, 301, 278/4, 150 dhe 84 i Kodit Penal.

Global