Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme, ku një i ri është dërguar i pajetë në spitalin e Fierit.

Policia bën me dije se ai është një 21-vjeçar, me inicialet D.K, banues në fshatin Hamil të Fierit, i cili ishte pa shenja jete kur mbërriti në spital.

Policia dyshon se ai mund t’i ketë dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.

Është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.