Një djalë i ri në Fier, ka ndërprerë jetën në mes duke pirë fostoksinë. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin E.F., i cili gjatë ditës së djeshme, teksa ndodhej i vetëm në banesë, ka pirë fostoksinë.

Ai është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë, ku pavarësisht dërgimit në spital, nuk mbijetoi dot.

I riu ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në spitalin e Fierit.

Paraprakisht, dyshohet se akti është kryer në gjendje të rënduar psikologjike.

Aktualisht, efektivët e policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave që e çuan 20-vjeçarin drejt vetëvrasjes.