Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen Apollonia në qytetin e Fierit ditën e sotme në orët e para të mëngjesit.

Mësohet se një 19-vjeçare është hedhur nga kati i tetë i pallatit.

19-vjeçarja S.B., nga Kuçova ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia ka shoqëruar bashkëjetuesin e saj A.Ç., 38-vjeç.