Pamje tmerruese tregojnë momentin kur një grua indiane rrihet egërsisht për shkak se ka lindur vajzë.

Videoja shqetësuese, e incizuar nga shkallët e katit të dytë të një shtëpie, tregoi gruan duke bërtitur teksa ajo goditet me shkop hokeji para dhe prapa nga dy burra, nga kunati i saj dhe një shok i tij.

Viktima e identifikuar si Meena Kashyap, 35-vjeçare, është goditur javën e kaluar nga familja e burrit të saj. Sipas njoftimeve, viktima nga Patiala, Punjab lindi një vajzë të cilën familja e burrit të saj refuzuan ta pranojnë duke e rrahur egërsisht.

https://www.youtube.com/watch?v=EvlvtpqXCeQ