Gianluigi Donnarumma duket se ka vendosur për të ardhmen e tij.

Ai ka njoftuar menaxherin e tij Mino Raiola se dëshiron të rinovojë me skuadrën e tij, Milanin.

“Sky Sport” raporton se portieri është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re me “Kuq e Zinjtë”.

Donnarumma zgjoi interesim nga Real Madrid dhe rivali nga Seria A, Juventus.

Por, e ardhmja e tij pritet të jetë vetëm Milani.