Prindërit fatkeq, të cilët humbën dy djemtë e tyre në një aksident automobilistik, tashmë janë prindërit më fatlumë, pasi në jetën e tyre erdhën dy djem binjakë.

Gentry dhe Hadley Eddings pritën ardhjen në jetë të Isaiah Dobbs dhe Amos Reed ditën e hënë. Emrat e dy fëmijëve kanë një kuptim të veçantë për ta, sepse dy djemtë që humbën jetën quheshin Doobs, i cili ishte vetëm dy vjeç dhe Reed, që ishte vetëm tetë muajsh në barkun e nënës.

Të dy prindërit ishin 28 vjeç në ditën e tyre më të errët të jetës.  Shoferi i kamionit  Matthew Blair Deans, edhe ai 28 vjeç, u dënua me burg, për shkak se sipas ekspertizës ai kishte humbur vëmendjen nga rruga. Çifti Eddings e ka falur shoferin që u bë shkak për  humbjen e dy djemve duke u shprehur: “Shpresojmë që ne të mbajmë duart e lidhura kur të shkojmë në parajsë, të gjithë bashkë me djemtë tanë”. Matthew doli nga burgu në nëntor, pasi i shërbeu komunitetit për rreth 1 vit.

Lajmërimi për shtatzëninë e re u postua në rrjetin social Facebook në fillim të këtij viti, me mesazhin: “Të gjithë ju na keni ndihmuar me lutjet tuaja dhe ne ju jemi shumë mirënjohës! Tani ne do t’ju kërkonim të shtonit dhe dy Eddings të tjerë në lutjet tuaja.  Ne presim binjakë këtë verë”.

Çifti  thotë se fati i ka ndihmuar të kalojnë këto dy vite të hidhura për ta. Gentry punon në kishën Forest Hills ne Charlotte, ndërsa Hadley është mësuese parashkollori në kishë.

Pas tragjedisë në vitin 2015 ata thanë:

“Zoti ka fëmijët tanë në një vend plot paqe, kështu që dhe ne jemi në një vend plot paqe. Zoti ka një plan. Kjo është një situatë shumë e rëndë. Ne nuk duam që të jemi këtu. Ne nuk e pëlqejmë. Nuk është aspak një situatë e këndshme.  Jemi tmerrësisht të mërzitur për humbjen tonë. Por ne e dimë se Zoti është i mirë dhe ka një plan për ne dhe ne e besojmë. E urrej gjithçka ndodhi. Nuk më pëlqen fare. Por unë e besoj Zotin edhe kur është shumë e vështirë. Unë thjesht e besoj. Më duhet ta besoj, duhet ta besoj!” – dhe ashtu ndodhi vërtet.

Çifti mblodhi disa para nëpërmjet fondacioneve të ndryshme, të cilat i ka shpenzuar për fëmijët në nevojë, për të cilët ka shërbyer gjatë gjithë kohës. /Blitz.al/