Me zhvillimin e papunësisë dhe rritjen e qirave jetesa në qytetet e Europës është një nga gjërat më të vështira për të rinjtë.
Por për Aleks Lamouro fati kishte rezervuar një të papritur. 23-vjeçari nga Franca u interesua të blinte një shpellë, e cila ishte në pronësi të tezes së tij. Shpella doli në ankand, por asnjë nuk u interesua ta blinte dhe blerësi i vetëm Aleks, ofroi vetëm 1 euro. Autoritetet menjëherë pranuan ofertën e tij, pasi dëshironin që të mos kishin ngatërresa të tjera me shpellën.