Heroi që i dha trofeun e kampiones së Europës, Portugalisë, në “Francë 2016” është në një moment kritik të karrierës së tij.

Eder është braktisur nga fati, sapo u takua me të. Sulmuesit, që i dhuroi emocionet më të mëdha vendit të tij, i është treguar një vit më vonë dera e largimit nga trajneri i Lilës, Marcelo Bielsa.

Trajneri argjentinas nuk beson në aftësitë e numrit 9 portugez. Goli në shtesë që sulmuesi nga Guinea Bisau shënoi në finalen e “Stade de France” kundër organizatorëve të turneut, shënoi edhe nisjen e kalvarit të vuajtjeve të 29-vjeçarit.

Ai u transferua te Lila në janar të 2016-ës dhe nuk mbërriti kurrë në nivelet e shumëpritura, aq sa sot është shumë pranë largimit.