Agjenti i njohur Mario Giuffredi ka konfirmuar se mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj para dy vitesh kërkohej nga një ndër klubet më të forta të Europës.

Në një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli”, Giuffredi nuk zbuloi emrin e skuadrës por nënvizoi që Hysaj ishte i bindur për të fituar kampionatin ndaj nuk u largua nga napolitanët.

“Hysaj është 100 % i bindur për të fituar kampionatin, ndryshe ai do të ishte larguar nga Napoli. Mbrojtësi mori një ofertë serioze për të qenë në një nga klubet më të forta në Europë, por nuk e ka marrë as në konsideratë. Do kishte përfituar shifra më të larta se çfarë fiton tani, por nuk donte as ta mendonte si mundësi. Cila skuadër ishte? Nuk mundem ta them absolutisht, por ajo arriti në dy vendet e para në një nga ligat më të mira të Europë.”

Global

Të shumta ishin interesimet e klubeve prestigjioze për të gjatë kohëve të fundit, ku spikatën gjigantët e Bajern Mynihut, Çelsit apo Totenhemit.

T mobile In article [4]