Një sasi prej 16.5 kilogramë kanabisi u sekuestruan nga policia në fshatin Gur të Këlcyrës në banesën e një 54-vjeçari i cili u vu në pranga. Policia finalizoi operacionin “Befasia”, ku u asgjësuan edhe 92 bimë të mbjella kanabisi.

Blutë e Përmetit kishin marrë informacione në rrugë policore se në fshatin Gur në ambientet jashtë shtëpisë së Petrit Baços kishte të kultivuara bimë narkotike.

Si rezultat i kontrollit të kryer u gjetën të kultivuara 92 bimë narkotike kanabisi. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e 54-vjeçarit në Këlcyrë u gjetën 16.5 kg lëndë kanabis sativa. Kjo sasi kanabisi e futur në qese të mëdha të zeza ishte vendosur në dritaren e shtëpisë ku pronari e mbulonte drogën me perde.

Policia njofton se bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

T mobile In article [4]
Global