Gjykatësit nga Gjykata penale sot mbajti takim me ekipin ekspert të udhëhequr nga Rajnhard Pribe. Në takimin, siç kumtuan nga Gjykata, u theksua se raporti i grupit punues dhe rekomandimet nga qershori i vitit 2015 janë bazë për reforma në gjyqësi.

Siç thuhet në kumtesë, gjykatësit e kanë theksuar nevojën për përfshirje më aktive të tyre në procesin e përgatitjes së zgjidhjeve për çështje të lidhura me financimin e gjyqësisë, kushtet për zgjedhje dhe përparimin në karrierë, ndjekjen e punës dhe vlerësimin e gjykatësve, shkarkimin e gjykatësve…

Njëheri gjykatësit kanë potencuar se i përkrahin proceset që çojnë drejt përforcimit të pavarësisë së tyre dhe kthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësi.

“Të pranismit në takim u pajtuan se vetëm gjyqësia e pavarur mund të jetë garancë për lirinë dhe të drejtat e qytetarëve”, thuhet në kumtesën e Gjykatës themelore Shkup 1 – Shkup.