Pas një të shtune të zezë, gjatë së cilës u mbytën në det 4 të rinj edhe e diela ka qenë një ditë e tillë. Por me ndryshimin se gjatë ditës së sotme kanë ndodhur shumë aksidente me pasoja të rënda.

3 persona kanë ndërruar jetë dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidentet kanë nisur që në mesditë dhe janë mbyllur në mbrëmje. Në aksident u përfshi edhe ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj e dy persona të tjerë.

Ata u aksidentuar në Maqedoni.

Një aksidenti në të cilin janë përfshirë tre makina ka ndodhur pasditen e sotme rreth orë 18:33 në aksin rrugorë Lezhë – Shkodër, ku një person ka humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur.

T mobile In article [4]

Një prej të plagosurve është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes kritike në të cilën ai ndodhej.

Viktima është një shqiptar nga Kosova, 39-vjeçar, me iniciale B. N., emigrant në Gjermani, i cili ishte duke u kthyer për pushime pranë familjes.

Aksidenti mësohet të ketë ndodhur pranë fshatit Bilisht, në kryqëzimin e Blinishtit, ndërkohë edhe qarkullimi në këtë aks rrugor është bllokuar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe për të mundësuar rifillimin e lëvizjen normale të automjeteve në këtë aks rrugorë.

Ndërkohë një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në autostradën Levan- Tepelenë, në afërsi të fshatit Cakran, ku një 88- vjeçare ka humbur jetën.

Mësohet se makina tip “Skoda” me targa “ZKY 1790”, e drejtuar nga 54- vjeçari, Thanas Shollo, ka dalë nga rruga. Në automjet ndodhej gjithashtu edhe nëna e 54- vjeçarit, Athina Shollo, 88 vjeç, e cila fatkeqësisht nuk ka arritur ti mbijetonte aksidentit.

Gjithashtu ka mbetur i plagosur djali 8- vjeçar i drejtuesit të mjetit, i cili është dërguar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Edhe në Gjirokastër është regjistruar një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një 87- vjeçari. Mësohet se aksidenti ja ndodhur në aksin rrugor, Gjirokastër- Kakavijë, ku në anë të një kanali është gjetur i pajetë 87- vjeçari Andon Qurku, nga Saranda.

Policia bën me dije se shoferi i cila e ka aksidentuar 87- vjeçarin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që trupi i viktimës pasi është identifikuar është dërguar drejt murgut të Gjirokastrës, për ta marrë familjarë e tij.

Global

Comments are closed.