Shefi i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, ka konfirmuar se Milan është i interesuar për Renato Sanches, por që deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje.
Oferta besohet të jetë 7 milionë euro në sezon për dy vite në formë huazimi me të drejtë blerje në vitin 2019 për 40 milionë euro.
“Mund të konfirmoj se Milani ka shprehur interesim për Renato Sanches, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje”, tha Rummenigge për “Bild”, duke konfirmuar se janë në bisedime.
Mefushori, i cili do të mbushë 20 vjeç muajin e ardhshëm, u transferua në “Allianz Arena” verën e kaluar nga Benfica për 35 milionë euro.
Çmimi mund të shkojë deri në 80 milionë euro, kjo varet prej bonuseve, ndërsa 20 milionë euro janë nëse lojtari arrin të hyjë në mesin e tre më të mirëve për “Topin e Artë”.