Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e ka cilësuar si shumë të suksesshëm Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Triestë të Italisë.

“Një samit shumë i rëndësishëm që Italia e ka përgatitur dhe e ka mbajtur në mënyrë shumë të mrekullueshme, në të dy anët”, është shprehur Mogherini.

 “Së pari duke e ruajtur një perspektivë të integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor. Që të gjashtë partnerët në Ballkanin Perëndimor qartazi duan të jenë më të integruar në Bashkimin Evropian. Populli dhe rajoni qartazi mbështet perspektivën e BE-së të vendeve të tyre, dhe nga ana jonë, e BE-së, kemi vendosur që ta mbajmë dorën e hapur dhe të garantojmë që ka të ardhme në Bashkimin tonë për secilin për ta. Posa të kalohen reformat e duhura do të jemi konsistentë nga ana jonë”, ka thënë Mogherini.

“Por arritja e dytë më e madhe në këtë samit janë projektet praktike, shumë projekte të financuara, falë themelimit kryesisht të BE-së, të Bashkimit Evropian, dhe një traktat shumë i rëndësishëm i transportit që posa u nënshkrua e që do të hapë lidhje të reja, rrugë të reja, për qytetarët e rajonit dhe po ashtu për lidhjet me BE-në”, ka thënë Mogherini, transmeton KK.

“Hapat praktikë dhe perspektiva e BE-së në tërësi. Një samit shumë i suksesshëm”, përfundoi ajo.