Në  selfien që Kim Kardashian postoi në rrjetet sociale, ngjalli jo pak reagime tek fansat.

Njëri prej tyre arriti të dallojë dy njolla pluhuri të bardhë, të cilat nxitoi t’i quante “viza kokaine” dhe akuzoi Kim-in si konsumatore të saj.

Ndërsa menjëherë ka reaguar edhe show girl përmes një postimi rrjetin social Twitter, duke i cilësuar aty dy viza pluhuri, si sheqer i mbetur nga konsumi i karameleve.

“Unë nuk luaj me thashetheme ndaj dua ta mbyll këtë të fundit, menjëherë dhe shpejt.

Ai është pluhur sheqeri, i mbetur aty nga rrëmuja jonë gjatë konsumit të karameleve të blera në ‘Dylan Candy shop’”,- shkroi Kim Kardashian në Twitter.