Otera Bini nga West Bangal i Indisë, është rrahur nga turma e njerëzve dhe është lidhur për traktori, për tu tërhequr zvarrë për afro tre orë.

Gruaja 42-vjeçare që vuan nga të metat mendore, ka ikur nga shtëpia për të shëtitur nëpër fshat, derisa ka ndaluar te një shtëpi ku ishte një fëmijë duke qëndruar vetëm, transmeton Telegrafi.

Banorët kanë dyshuar se ajo provoi ta grabiste dhe nisën ta torturojnë në mënyrat më çnjerëzore.

Para se të vdiste nga goditjet me gurë dhe shtiza druri, asaj ia rruan kokën dhe ia shqyen të gjitha rrobat.

Hetimet kanë filluar për njerëzit që u përfshinë në rrahjen e saj, në këtë dënim të ashpër pa bërë asnjë gjykim profesional.