Dy tërmete me fuqi prej 3,7 dhe 3,6 ballëve sipas Rihterit dhe shumë tërmete tjera më të dobëta në rajonin e epiqendrës së Ohrit janë regjistruar mbrëmë dhe gjatë ditës së djeshme në rrjetin telemetrik sizmologjik të Republikës së Maqedonisë të Observatorit sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Tërmet me magnitudë prej 3,7 ballëve është regjistruar në orën 21.31 minuta me intensitet prej V ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane, ndërsa tërmet me magnitudë të Rihterit prej 3,6 ballëve është regjistruar në orën 22:52, i cili kishte intensitet prej V ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane.

Siç kumtuan nga Observatori sizmologjik në Shkup, janë regjistruar edhe shumë tërmete më të dobëta me Magnitudë të Rihterit midis 2 dhe 3 të cilat janë ndjerë me intensitet III ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane