Dy persona nga një fshat i Gostivarit kanë vdekur në Klinikën për sëmundje infektuese. Ata janë dërguar në Klinikë me gjendje të rëndë shëndetësore dhe me temperaturë të lartë, jashtëqitje, vjellje…Në Klinikë për momentin janë hospitalizuar katër persona nga i njëjti rajon me fotografi më të lehtë klinike.

Këtë sot e deklaroi kryetari i Komisionit për sëmundje infektuese pranë Ministrisë së Shëndetësisë Zvonko Milenkoviq, i cili është drejtor i Klinikës infektuese.

Theksoi se i kanë njoftuar qendrat për shëndet publik të cilët menjëherë kanë dalë në terren dhe po kryejnë hulumtime epidemiologjike.

Global

“Patologjia infektuese nënkupton numër të madh të sëmundjeve të ndryshme, midis tyre dhe të atilla të cilat mund të barten tek njerëzit dhe të shkaktojnë sëmundje. Në rastin konkret nuk bëhet fjalë për sëmundje të cilat kanë shkallë të lartë të transmetimit midis njerëzve. Nga këtu nuk shoh arsye për krijim të panikut ose pasigurisë midis njerëzve”, theksoi Milenkoviq.

Ai theksoi se viktimat janë të gjinisë mashkullore dhe të moshës nga 50 dhe 23 vjeç dhe kanë qenë në lidhje familjare.

T mobile In article [4]

“Bëhet fjalë për gjendje febrile në lidhje ne funksionimin e mëlçisë, veshkave dhe faktorët e koagulimit”, tha Milenkoviq.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se në Klinikën infektuese nuka ka pasur, e as që do të ketë karantin.

“Karantini nënkupton izolim të personave të cilët kanë qenë në kontakt me dikë nga hapësira e caktuar. Personat të cilët janë në formë të rëndë të shpejtë progresive të sëmundjes janë objekt i izolimit, ndërsa jo në karantin”, shtoi Milenkoviq.