Dy gra që janë vrarë nga një sulm me thikë në plazhin Hurgadi në Egjipt janë shtetase gjermane ka konfirmuar sot Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

“Mund të themi me pikëllim se dy  turiste gjermane janë vrarë në një sulm në Hurgadi”, thuhet në komunikatën e  Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, transmeton AFP.