Dy trupa të pajetë janë gjetur në përdhesen e një shtëpie në fshatin Teranci të Koçanit. Trupat i ka gjetur S.M., qiraxhi në shtëpinë familjare në Koçan.

Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për një burrë dhe një grua të cilët janë gjetur të vdekur. Bëhet fjalë për personin me iniciale S.G. i lindur në vitin 1975 në Shkup dhe J.P. e lindur në vitin 1992 në Probishtip.

Të dy trupat janë gjetur në pozitë të shtrirë me plagë në kokë. Hetimi është në vijim, ndërsa sipas njohurive të para dhe rrëfimet nga fqinjët bëhet fjalë për lidhje dashurie midis dy personave. Trupat janë dorëzuar në obduksion