Mjekët kanë hequr veshkën më të madhe në botë, nga trupi i një burri në Dubai.

Organi, sipas “The Sun”, peshonte plot 4 kilogramë, më shumë se një fëmijë i porsalindur.

56 – vjeçari Ahmad Saeed hoqi edhe veshkën e dytë, që gjithashtu ishte zmadhuar tej mase.

Operacioni u krye në spitalin e Dubait, pasi burri kishte vështirësi në ecje apo edhe në të folur.

Kirurgët u detyruan ta operonin 56 – vjeçarin duke ia hequr të dyja veshkat, pasi e diagnostikuan me sëmundjen e veshkave policistike.

T mobile In article [4]

Kjo kishte bërë që në veshkat e tij të formoheshin disa ciste.

Aktualisht, pacienti është një dializë dhe pritet që t’i nënshtrohet transplantit.

Mjekët e spitalit thanë se këto ishin veshkat më të mëdha që kishin parë ndonjëherë më parë.

Ndërsa vetë Saeed u shpreh: “Isha tepër i lodhur me më ishte zmadhuar stomaku. Nuk kisha dëshirë të bëja asgjë. Nuk mund të ecja dhe qëndroja i izoluar në shtëpi. Më në fund po i kthehem normalitetit. Askush nuk e beson që nuk kam asnjë veshkë”.

Organi me peshë rreth 4 kilogramë është bërë kështu pjesë e rekordeve Guinness. Rekordi i mëparshëm ishte 1 kilogramë.

Tek një person i rritur, një veshkë peshon mesatarisht nga 125 deri në 170 gramë tek meshkujt dhe 115 te 155 gramë tek femrat.

Global