Ka përfunduar pjesa e parë, Shkëndija po barazon 1:1 me HJK

Janë shënuar dy gola të shpejtë në sfidën mes Shkëndisë e HJK, ku rezultati po vazhdon të jetë i barabartë 1:1.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët, duke shokuar skuadrën shqiptare në minutën e 35’të. Ousman Jallow shënoi për 0:1.

Vendasit reaguan shpejt duke nxjerrë një penalti pak pa përfunduar pjesa e parë, të cilën e konkretizoi në gol Besart Ibraimi, për rezultatin 1:1 pas 45 minutave të para.