Një episod i pabesueshëm ka ndodhur në kampionatin rumun të futbollit.

Në takimin FC Viitorul-Dinamo Bucurest 0-1 u regjistruan dy gafa brenda pak sekondash.

Portieri i Viitorul, Tordai gaboi në mbajtjen e topit, ndërsa sulmuesi i Dinamos, Costache u gjend me portën bosh, por në mënyrë të pabesueshme gaboi duke i rënë shtyllës.

Por, në minutën e 90-të, Costache shënoi golin e fitores për Dinamon.

Loading...