Policia ka ndaluar dy të dyshuara femra Kosovare/Shqiptare në Prishtinë dhe gjatë kontrollit tek të njëjtat janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” dhe nuk raportohet për të arrestuar.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në Gjykatë me procedurë të rregullt./Indeksonline/