Në hulumtimin e Thomas Corleyt të quajtur Studimi i Shprehive të Pasura, ai i kishte intervistuar 233 individë pasanikë, ku 177 prej tyre ishin bërë vetë të tillë, dhe kishte zbuluar se të bërit i pasur dhe të qëndruarit i tillë ka për tendencë të burojë nga dy veprime:

1.Nga akumulimi i pasurisë

2.Nga ruajtja e pasurisë së akumuluar

Hapi i parë, i cili është pasurimi, këkron që t’i krijoni disa shprehi specifike që ua mundëson këtë. Në librin e tij “Ndryshoni Shprehitë, Ndryshojeni Jetën Tuaj”, ai përmend vendosjen e ëndrrave, rritjen dhe përmirësimin e përditshëm, kursimet, mendjen e hapur, përfundimin e asaj që e nisë dhe rreziqet e kalkuluara si mënyra të të bërit i pasur.

Ndërkaq, për të qëndruar i tillë, kërkohen shprehi specifike që bëjnë që pasuria juaj të mos zhduket. Ajo ndodh, sipas tij, kur e vëni pasurinë në funksion përmes investimeve në stoqe e pasuri të patundshme. Kur e vëzhgoni me kujdes se çka po shpenzoni, kur i shmangni blerjet emocionale apo impulsive, kur jetoni nën të ardhurat dhe mundësitë  tuaja.

T mobile In article [4]

Në fund, ai këshillon që të mos harroni se pasuria është një proces dyhapësh. Loja nuk fillon dhe mbaron kur pasuroheni.