Dy muaj pas sulmit terrorist në Maravi lideri i Filipineve Rodrigo Duterte ka kërkuar nga ushtria që mos të sulmojnë ekstremistët në mënyrë që të evitohen viktimat civile.

Ai ka thënë se nëse është e nevojshme për të përfunduar lufta do të pres edhe një vit.

“U kam thënë mos sulmoni. Ajo çka është e rëndësishme është se ne nuk duam të vrasim njerëz. Nëse është nevoja të presim një vit, do të presim”, ka thënë Duterte, ndërsa transmeton Reuters.

Deri më tani në konfliktet e armatosura janë vrarë më shumë se 500 njerëz në mesin e të cilëve 45 civilë dhe 105 pjesëtarë të sigurisë.

Pas disa tentimeve të pasuksesshme për të marrë kontrollin në qytet ushtria ka deklaruar se për shkak të pengjeve nuk ka shumë opsione

T mobile In article [4]