Dy vatra zjarri janë shfaqur në Durrës. Bëhet fjalë për një zjarr në zonën e Gjirit të Lalzit dhe një tjetër pranë stacionit të Trenit.

Sipas gazetarit të Ora News në Durrës situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme të flakëve.

Forca zjarrfikëse kanë shkuar në dy vatrat e zjarrit për të mbajtur nën kontroll situatën. Në Gjirin e Lalzit zjarri ka përfshirë një zonë me pyje, ndërsa në stacionin e Trenit zjarri ka rënë në një zonë ndërtimi.

Pranë stacionit të trenit për të ardhur në ndihmë  janë nisur edhe zjarrëfikëset e Portit.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, por paraprakisht bëhet fjalë për zjarr nga pakujdesia.