Një fëmijë ka mbetur i plagosur nga një aksident i ndodhur në periferi të Durrësit mbrëmjen e sotme.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në Katund, Sukth, ku F.P. 52 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur vajzën me iniciale E.B. 8 vjeçe, e cila ishte duke ecur në rrugë.

Vajza ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

T mobile In article [4]