Një ngjarje jo normale ka ndodhur rreth 20 minuta më parë në plazhin e Currilave në Durrës. Për shkak të erës njëra nga çadrat e plazhit është rrëzuar duke plagosur dhe gjakosur një klient dhe pushues të moshuar pranë një plazhi privat.

 Të shumtë ishin njerëzit që u mblodhën pranë tij për t’i ardhur në ndihmë. Aktualisht i moshuari është dërguar në spital.

Urojmë që të mos ketë probleme por sidoqoftë ky episod na sjell në vëmendje faktin se shumë të ashtuquajtur administrator plazhesh private nuk kujdesen shumë për cilësinë e shërbimit të ofruar, në një kohë që kujdesen mjaft mirë për të marrë pagesën e çadrës.