Dukesha e Cambridget, Kate Middleton vazhdimisht është kritikuar për “sigurinë” që ka mbajtur me modën, por të mërkurën mbrëma ajo tregoi se nuk ka frikë nga thyerja e kufijve të modës, duke përdorur një qafore të mrekullueshme në Spanjë.

Middleton, 35-vjeçare, dukej e jashtëzakonshme me kurorë dhe qafore, të cilat i kombinoi me një fustan ngjyrë vjollce.

Ajo ishte përkrah Princit William, Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburghut, të cilët ishin në Spanjë për nder të mbretit dhe mbretëreshës spanjolle.