Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka sërish e ka mohuar se Christian Panucci do të jetë trajner i ri i Kombëtares
Pavarësisht lajmeve të fundit që thonë se Christian Panucci do të jetë trajner i ri i Shqipërisë, Duka e mohon sërish, në pritje të përgjigjesh përfundimtare.
Asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq në vështirësi për të vendosur për trajnerin e kombëtares numri një i futbollit shqiptar.
“Është njësoj si të kesh pesë portierë shumë të mirë dhe nuk di kë të fusësh në portë”, deklaroi Duka.