Keylor Navas nuk dëshiron largimin e Alvaro Moratas

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas nuk dëshiron që gjatë kësaj vere nga skuadra të largohet sulmuesi, Alvaro Morata.

Spanjolli po kërkohet me ngulm nga Manchester United, Chelsea dhe Milan, por ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar.

Navas shpreson se ai do të qëndrojë.

“Morata është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Sigurisht që ne duam që ai të qëndrojë”, tha Navas gjatë konferencës për media.