Që të dyja janë këngëtare të reja të talentuara, e poashtu duken shumë seksi

Fjala është për këngëtaren kosovare Dua Lipën dhe britaniken Charli XCX, të cilat ishin në party të revistës së njohur botërore GQ, ku nuk u ndalën duke vallëzuar, shkruan Mail Online.

Në këtë mbrëmje Dua kishte veshur një fustan të zi dhe take të larta që e bënin atë të dukej shumë bukur.

Ndryshe,  Charli XCX është shoqja e ngushtë e Rita Orës, ato madje kanë edhe një këngë së bashku.

Në fotografitë e mëposhtme mund të shikoni se sa bukur dukeshin dy këngëtaret e famshme.