Dua Lipa duket se ka marr disa ditë pushim të merituar pas angazhimeve të jashtëzakonshme në koncerte anembanë botës.

Në fakt, këngëtarja shqiptare dje (e premte) ka publikuar këngë më të titulluar “New Rules”, i cili ka filluar të pëlqehet prej publikut.

Madje edhe jo vetëm prej publikut të rëndomtë, por edhe prej kolegëve si rasti i ylli botëror Lorde, e cila e ka shpërndarë “linkun” e këngës në llogarinë personale në Twitter duke thënë se kjo ësht “Kënga më e mirë që e kam dëgjuar ndër vite”, transmeton Telegrafi.

Por, Dua në ditët e sotme na shfaqet duke marrë rreze dielli e shoqëruar prej një mikeshe.

Këngëtarja kishte të veshur një palë bikini ngjyrë të gjirafës gjersa këtë moment e ka ndarë me fansat që e ndjekin në rrjetet sociale.

Ndryshe, këngëtarja muaj më parë publikoi albumin më të ri, ku disa prej këngëve do t’i shoqëroi edhe me video.