Kur ndahesh me Dua Lipën, as mos ëndërro më që të flasësh me të. Të paktën kështu thotë ajo në këngën e saj më të fundit “New Rules” .

Mesa duket ndarja me Isaac Carew është përfundimtare, pasi këngëtarja tashmë as nuk i përgjigjet telefonatave të tij. Gjithmonë bazohemi në këngën e saj më të re.

“E para, mos i hap telefonin, ti e di që ai po të merr thjesht sepse është i dehur dhe i vetëm”,-thotë Dua në një pjesë të këngës.

Lidhja 2-vjeçare e Duas me Carew fillimisht u duk se u mbyll paqësisht pasi, këngëtarja nga Kosova edhe pas ndarjes vazhdoi postoi foto së bashku me të në Instagram. Por tashmë ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në asnjë rrjet social. Kjo tregon që Dua ka vendosur të mos shohë se çfarë bën ish-i i saj, dhe as nuk ka ndërmend as t’ia hapë celularin.