Të dyja janë bërë shumë të famshme në botë dhe kanë prejardhje nga Kosova.

Rita Ora dhe Dua Lipa kanë publikuar muajve të fundit projektet e tyre të reja muzikore.

Derisa Rita ka sjellur pas shumë kohësh pauze këngën e re me videoklip të titulluar “Your Song”, Dua Lipa ka publikuar këngën dhe videoklipin e ri të titulluar “New Rules”, shkruan arbresh.info.

Mirëpo ajo që ka rënë në sy është numri shumë i madh i klikimeve që ka marrë kënga e Duas në krahasim me atë të Ritës duke pasur parasysh se kjo e fundit e ka publikuar këngën më herët.

Rita ka publikuar klipin e saj më 25 maj dhe deri më tani ka marrë mbi 16 milionë klikime ndërkohë që Dua e cila ka më pak se një javë që ka sjellë klipin e këngës “NewRules” deri më tani ka marrë mbi 12 milionë klikime.

Dëgjojini edhe vetë këngët e tyre dhe vlerësojini.