Largohet nga Rita Ora, Charli XCX ka një shoqe të ngushtë të re.

24 vjeçarja është parë të mërkurën mbrëma bashkë me Dua Lipën teksa argëtoheshin në një bar, shkruan DailyStar.
Charli dhe Dua ishin veshur në të zeza dhe ishin në qendër të vëmendjes nga paparacët.
Burime të DailyStar kanë deklaruar se dyshja ishin argëtuar në bar së bashku, derisa Rita Ora nuk ishte parë askund.

Kjo gjë dëshmon se Charli tanimë ka një shoqe të ngushtë të re dhe ajo nuk është Rita.