Një sasi droge është gjetur në burgun e Fushë-Krujës gjatë ditës së djeshme.

Droga, sipas informacioneve policore, u gjet e fshehur tek dushet e institucionit të vuajtjes së dënimit. Konkretisht, sasia e ëndës narkotike që u gjet ishte 11 gram.

Sasia e kanabisit është sekuestruar, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar se si përfundoi droga në burg.

Po dje, një sasi e vogël kanabisi, iu gjet një të dënuari për vrasje në burgun e Drenovës në Korçë.

Global