Kanabisi ka marrë dhenë në brigjet shqiptare pavarësisht operacioneve të policisë për asgjësimin total të lëndës narkotike.

Operacioni nga toka dhe ajri mund të ketë dhënë disa rezultate por turistët në plazhin Poro në Vlorë, janë duke përjetuar “parajsën që i solli deti”.

Tre djem kanë qenë duke bërë xhiro në breg të detit mesditën e sotme kur panë kanabisin t’u lundronte midis gishtave të këmbëve. Në rërë duken edhe pjesë të qeseve të cilat kanë mbështjellë lëndën narkotike.

Një opsion i mundshëm mund të jetë dalja në breg e sasisë së gjetur pasi është synuar të kalohej jashtë vendit dhe është hedhur në det nga trafikantët.

 

 

T mobile In article [4]