Drejtuesit e Manchester United janë shumë të zemëruar me Romelu Lukakun, pasi ky i fundit ka rënë dakord për të dhënë një intervistë për një nga televizionet kryesore në Amerikë. United nuk e kishte konfirmuar akoma blerjen e sulmuesit nga Everton, por ky fakt nuk e ka ndalur Lukaku-n që të diskutojë transferimin e tij me një gazetar gjatë kohës që ka qenë me pushime në Los Angeles. United donte që intervista e tij e parë të bëhej me kanalin televiziv zyrtar të klubit.

Kjo është procedura që ndiqet kur United bën blerje të reja, por Lukaku ka befasuar punëdhënësit e tij të rinj. Ndërkohë, belgu i ka shkruar një letër lamtumirë tifozëve të Everton. “Dua të falënderoj të gjithë ata që janë të përfshirë me Everton-in. dua të falënderoj tifozët për mbështetjen që më akne dhënë gjatë katër viteve që kam kaluar aty. Ju më keni ndihmuar gjatë çdo ndeshje dhe unë mund të them me krenari se ka qenë një nder për mua të luaj përpara jush”.