Për Gent Malkon, drejtorin e departamentit të pronave në PD dhe anëtar të kryesisë së kësaj partie, Partia Demokratike pësoi një çarje në momentin që Basha nisi të mendojë për tu rizgjedhur sërish kryetar.

Kur PD humbi zgjedhjet, pësoi një tronditje, arsyetoi Malko, i ftuar në studion e “News 24”, ndërsa shtoi se çarja erdhi kur kryetari i vetëngrirë i PD-së deklaroi se më 22 Korrik do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të kësaj partie.

Ai tha se Basha mendoi se si të rizgjidhet kryetar dhe jo të bëjë një analizë të humbjes së Partisë Demokratike në parlamentare e 25 qershorit. Dhe për të, kjo është “e papranueshme”.

“Ia kam thënë dhe Bashës, sot partinë e ke të çarë”, tha Malko.

T mobile In article [4]