Drejtori i ri i Siguri dhe Kundërzbulim (UBK), Goran Nikolovski, sot shpalosi misionin  dhe vizionin e tij para kolegëve e tij dhe para opinionit publik,me qëllim, siç edhe tha ai, krijimit të një shërbimi sipas standardeve evropiane.

“Në këtë pozicion vij kur imazhi i DSK-së është zbehur dhe percepcioni i publikut është negativ, kurse me këtë edhe reputacioni i anëtarëve të saj është poashtu i zbehur. Po situata në këtë drejtori shihet se është në kritika të vazhdueshme si nga publiku poashtu edhe nga faktori ndërkombëtar. Por unë jam i bindur se me përpjekje të përbashkëta ne do të jemi në gjendje për të ndryshuar këtë imazh që ka DSK-ja. Pra, ne të gjithë, duhet së bashku të tregojmë se mundemi dhe dimë se si DSK-së t’i kthehet respekti, profesionalizmi për të  cilën, ne të gjitë, me dekada po angazhohemi.

Rastet e profesionalizmit dhe abuzimit duhet të jetë zhdukur, unë jam i vetëdijshëm se para nesh është një kohë e sfidave të mëdha dhe reformave që i pari do të thotë një investim në veten e tyre, dhe në këtë mënyrë do të krijojë shërbimin në themele të forta, e cila do të jetë gati për t’iu përgjigjur të gjitha kërcënimet moderne të sigurisë dhe rreziqet duke krijuar një mjedis të favorshëm për prosperitetin e vendit tonë dhe të qytetarëve tanë.

Unë jam i vetëdijshëm se ne po përballemi me një sfidë serioze dhe të vështirë, të cilën unë besoj se do ta kapërcejmë me sukses, na pret një periudhë e ngjeshur që do të kërkojë angazhim serioz dhe profesionalizëm të lartë të të gjithëve, gjatë së cilës nuk do të ketë vend për kompromis. Prandaj, unë kërkoj mbështetjen tuaj dhe ju bëj thirrje për profesionalizëm dhe puna ekipore, iniciativë dhe kreativitet si një nga kërkesë themelore dhe garancë e suksesit.

Suksesi i përbashkët do të jetë krijimi i një shërbimi të departizuar, modern, të pavarur, profesional, të mirë-pajisur, të trajnuar dhe efikas në përputhje me standardet evropiane dhe nën kontrollin demokratik. Prioriteti ynë duhet të jetë krijimi i  një vendi të sigurt për qytetarët tanë nëpërmjet respektimit të vlerave demokratike dhe të drejtat e njeriut, dhe si e vetmja mënyrë për të rivendosur reputacionin e shërbimit si një partner i respektuar dhe serioze në komunitetin e inteligjencës të sigurisë ndërkombëtare, e cila do të jetë e respektuar dhe  me të cilën të gjithë do të jemi krenarë.” – ka tënë drejtori i posa emëruar i DSK-së, Goran Nikolovski.